Kapet me 100 mijë euro të padeklaruara, 35-vjeçari po i transportonte në Gjermani

Autoritetet doganore të Muriqanit kanë proceduar penalisht një person, i cili po transportonte 100 mijë euro të padeklaruara.

Në një njoftim thuhet se shtetasi A.Q., 35-vjeç, banues në Tiranë u ndalua gjatë kontrolleve të personave me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare, në autobusin e linjës Tiranë - Gjermani.

"Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EUR", thuhet në njoftim.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, ndërsa bën thirrje që të deklarojnë vlerat monetare më të madhe se 1.000.000 lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal.

Eurot e sekuestruara

EMISIONET