Murgu akuzohet për ngacmim seksual ndaj murgeshave, tempulli e mbron

Murgu akuzohet për ngacmim seksual ndaj murgeshave, tempulli e mbron

Një murg kinez ka mohuar akuzat se ka ngacmuar seksualisht murgeshat dhe i ka detyruar të kryejnë marrëdhënie duke i kontrolluar mendjen.

Akuzat e Abbot Xuecheng janë detajuar në një raport të dërguar për zyrtarët e qeverisë nga dy murg të tempullit Longquan, ku ai qëndron.

Tempulli në Pekin, ka akuzuar murgjit e "fakteve të sajuara".

Xuecheng është figura më e fundit publike që akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale ndaj femrave, si pjesë e një lëvizjes #MeToo.

Ai është kreu i Shoqatës Budiste të Kinës, personi më i ri në histori që ka arritur të ketë këtë pozicion. Murg është gjithashtu një këshilltar politik në qeveri.

Tempulli, në një deklaratë të postuar në Weibo tha se do të bënte thirrje për ngritjen e një skuadre hetimi, por theksoi mohimin e akuzave ndaj Xuechang.

Aty thuhej se provat e montuara kishin "synime të paligjshme të qëllimshme për të shkaktuar vdekjen e Abbot Xuecheng".

EMISIONET