Murati: Shqipëria negocion me kushtet e Greqisë

Murati: Shqipëria negocion me kushtet e Greqisë

Gazetari Erl Murati i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se pala shqiptare krijon idenë sikur shkon në tryezën e bisedimeve me Greqinë me kushtet e palës greke.

Murati: Qeveria greke ka vendosur vijë të kuqe çështjen çame. Ky është fakt. Për mua kjo është çështja kryesore. Ky duhet të jetë një parakush nga pala jonë. Nuk është nder që na bëjnë ne. Është shitur si një lëshim i madh që qeveria greke po heq ligjin e luftës që është një ligj absurd. Një qeveri serioze i bën me dije qytetarëve se ne do të shkojmë në këtë tryezë për të biseduar këto tema. Pala jonë shkon pasi i thërret pala greke. Perceptimi im është që në marrëveshjen famëkeqe të 2009-s, është ne shkojmë se na thërrasin ata dhe negociojmë me kushtet e atyre. Unë uroj që në dosjen tonë të mos jetë thjesht çështja e unifikimit të patentave. 


EMISIONET