Murati: Qeveria jonë është "ankuar" në Athinë kundër Metës! Skandali me ministrin e Jashtëm

Murati: Qeveria jonë është "ankuar" në Athinë

Gazetari Erl Murati i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se qeveria greke i di të gjitha sekretet e shtetit shqiptar, duke shtuar se ish-ministri i Jashtëm grek, Kotsiaz tha publikisht që marrëveshja e detit nuk nënshktruhet për shkak të mos dhënies së plotfuqishmërisë së Presidentit Meta.

Murati: Një sekret që pala greke mund të jetë e interesuar për ta marrë vesh, është situata politike e Brendshme në Shqipëri për paktin detar. Ka një lloj ngërçi Rama-Meta. E tha edhe ish-ministri i Jashtëm Kotsias. Flet ish-ministri i Jashtëm grek për një problem një problem politik që nuk ka pse e merr vesh pala tjetër. Dyshoj që qeveria jonë është ankuar tek grekët; shiko se Presidenti nuk na jep plotfuqishmërinë për të nënshkruar marrëveshjen. Ish-ministri i Jashtëm Kotsias, tha në konferencë për shtyp kur foli për 12 miljet, ai tha që ka një problem midis kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta. Ai ishte në dijeni. Edhe ne nuk e dimë, ai e di. Unë mendoj se qeveria jonë është ankuar. Ka pasur një rast tjetër të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë që i ka shkuar Presidentit në zyrë me ambasadoren greke, ky është një tjetër skandal.

 

EMISIONET