Gazetari Erl Murati i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se më e rëndë për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj është dënimi i të vëllait për trafik kokaine se sa përgjimi.

Murati: Për mua është më e rëndë që kemi një ministër të Brendshëm, vëllai i të cilit ndërron emrin sepse është i dënuar për trafik kokaine, se sa del një përgjim aty që nxjerr një parti politike. Gjëja që e rëndon Fatmir Xhafajn sot nuk është ajo intervistë dhe ai përgjim, për mua...për mua e rëndon më shumë fakti që ka një vëlla të dënuar.  


/Ora News.tv/