Muralet në Urën Vajgurore, i japin jetë grisë së pallateve të monizmit

Muralet në Urën Vajgurore, i japin jetë grisë së

Ngjyrat e artistit indonezian Wild Drawing i kanë dhënë jetë grisë së tri pallateve në Urën Vajgurore.

Ajo që tërheq më së shumti vëmendjen për mjeshtrinë e realizimit dhe emocionin e përcjellë është vepra e titulluar “Flirtimi”.

Vepra i është përshtatur strukturës së pallatit.

Kjo murale u vleresua nga revista zvicerane “ Wild Walls” si ndër 10 më të mirat në botë.

Qytetar: "Shumë të bukura, janë ndryshim për qytetin."

Vepra tjetër “Djali i Dimalit” i kushtohet simbolikës së qytetit dhe i referohet një zbulimi në Kalanë e Dimalit.

Ndërsa, muralja e tretë “Ura e mendjes” ndodhet në dalje të qytetit dhe është realizuar në murrin e një godine të ish ndërmarjeve të kohës së monizmit. 

Pranë pallateve ku janë vizatuar dy muralet ndodhet edhe e vetmja lulishte e qytezës ku banorët kalojnë kohën e lirë dhe pushojnë.

Qyteti është i vogël, por hallet i ka të mëdha, por muralet i shohin si risi pozitive.

Qytetar: "I shikojmë me shumë optimizëm, jemi shumë të kënaqur. Personi që i ka realizuar ka punuar shumë mirë."

Projekti për muralet, u mbështet nga bashkia e Urës Vajgurore dhe piktori Helidon Haliti.

EMISIONET