Mungoi në seancë se po bënte foto seksi, gjyqtari-reperes: Hajde të premten ose do arrestohesh

Mungoi në seancë se po bënte foto seksi, gjyqtari-reperes: Hajde

Cardi B ka shfaqur mungesë respekti ndaj ligjit, gjyqtarëve dhe dy baristeve që i sulmoi në një klub nate. Këtë gjë e vërteton një imazh ku shfaqet duke bërë twerk.

Avokati Joe Tacopina ka zbuluar se Cardi nuk u shfaq në seancën e të hënës pasi po bënte trajtime speciale vetëm se është e famshme. Ai tha për TMZ se klientet e tij, Jade dhe Baddie Gi u zemëruan kur panë fotografitë e reperes duke bërë lëvizje provokuese për klipin e ri.

Tacopina shtoi: “Ajo vendosi të mos shfaqej në gjykatë sepse duhej të bënte fotografi në Miami. Nëse do e bënte një tjetër i pandehur, do jepej menjëherë urdhër për arrestim”.

Gjykatësi nuk ishte i kënaqur nga ky veprim, prandaj lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Cardit duke i thënë: “Hajde në gjykatë të premten ose do arrestohesh.”

Reperja është në gjyq për shkak të sherrit me baristet në klubin e natës, të cilat i qëlloi me gota pasi mendonte se po ngacmonin bashkëshortin e saj.

EMISIONET