Flamurtari do të kërkoj ringritjen në një ndeshje të mërkurën kundër Kamzës dhe si alternativë mbetet fitorja. Gjithsesi do të ketë probleme në Vlorë për shkak të mungesave, dëmtimeve dhe kartonave, trajneri Shpëtim Duro e ka cilësuar një periudhë të vështirë që përveç mungesave dhe gjykimi ka ndikuar.

"Është situata më e keqe te unë, që në fillimin e sezonit që kam tek Flamurtari, duke pasur parasysh që kemi bërë paraqitje të mirë gjatë gjithë sezonit por 3 ndeshjet e fundit kanë që të paparashikueshme në të gjitha aspektet. 3 humbje, dëmtime dhe kartona që kanë ndikuar patjetër në moralin e skuadrës.

"Skuadra do të jetë ajo që ka qënë. E fortë në dy fazat e para sepse kampionati është i fortë dhe çdo skuadër i kalon këto kriza. Lojtarë me karakter, skuadër e fortë është ajo që di të ringrihet.

"Me gjithë këto probleme që kemi, me gjithë këto dëmtime, është si ai njeriu që është gati të dëmtoj në mënyrë sistematike. Dhe gjykimet skandaloze që kanë qënë gjatë gjithë vitit kundër nesh, por ne kemi qënë një skuadër shumë e fortë dhe shumë e stabilizuar por nuk e besoj se ka një skenar që Vlora të mos shkoj në Kupat e Europës. Kam bindje te skaudra, te forca e saj, te profesionalizmi i futbollistëve që ashtu siç bëmë në dy fazat e para me luftë të gjithanëshme, skuadra ishte në pozita të larta."-
deklaroj Duro.

/Ora News.tv/