Marouane Fellaini ka qenë gjithmonë një nga lojtarët më të urryer të në Premier League, për shkak se mesfushori belg është një lojtarë i ashpër në luftën në ajër dhe shpesh bëhet objekt zemërimi.

Pavarësisht kësaj, Fellaini është dhe ndër lojtarët më të preferuar për agjensitë e modës duke qënë se ka një fizik të rregullt dhe një model flokësh "të çmendur".

Për shkak të modelit të flokëve, Fellaini i është bashkangjitur revistës së modës për burra "GQ" ku ka pozuar me një model më të çuditshëm nga sa jemi mësuar ta shikojmë 30 vjeçarin e Manchester United.



/Ora News.tv/