Mungesa e titujve europian, PSG për "pazar" në Madrid

Mungesa e titujve europian, PSG për "pazar" në Madrid

Triumfi në Kupën e Ligës dhe sigurimi i titullit kampion të Ligue 1, nuk kanë bindur presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi që kërkon të sjellë frytë të re në ekip, për të tentuar dhe titujt ndërkombëtarë.

Sipas "Don Balon" manjati pritet ta nis revolucionin nga stoli, me Diego Simeone që është në krye të dëshirave të tij.

Por përveç teknikut argjentinas, PSG tenton të marr një tjetër lojtar të "Los Cholcheoneros". Portieri slloven Jan Oblak është në listën e dëshirave ndërsa plotësojnë mesfushori i Realit të Madridit, Isco dhe mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti.

Mësohet se PSG ka bërë gati 300 milionë euro për tre lojtarët në fjalë.

EMISIONET