Mungesa e sinjalistikës rrugore, Sulçe: Rrethrrotullimi duhet të ishte i ndriçuar

Mungesa e sinjalistikës rrugore, Sulçe: Rrethrrotullimi duhet

Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se aksidenti me tre viktima mund të ishte shmangur nëse në autostradën Tiranë-Elbasan nuk do të mungonte sinjalistika rrugore.

"Aksidenti që u mori jetën tre anëtarëve të familjes Bibaj mund të ishte evituar nëse rruga Tiranë - Elbasan do të ishte pajisur me sinjalistikën e duhur rrugore. Ekspertët evidentojnë mungesën e elementëve të rëndësishëm duke nisur nga ndriçimi apo mungesa e tabelave informuese", raporton gazetarja e RTV Ora, Nertila Dosti.

Artur Sulçe: Nuk kemi asnjë lloj sinjalistike rrugore të rrethrrotullimit, qoftë trekëndëshat e rrezikut. Përvec kësaj, shikoni një mori tabelash që i shpjegojnë përdoruesit të rrugës se si duhet të lëvizi në mënyrë që të mos përfshihet në aksident. A ishin këto atje? Asnjë nuk ishte atje. Rrethrrotullimi ka një mbingritje betoni që ka ngjyrën gri.

Në kushte të natës, ngjyra gri është si ngjyra e asfaltit. Pra, në këtë këndvështrim, kthimi i dritës nga fenerët e mjetit nuk shkon i plotë, pra nuk mund ta dallojë për pengesë rrugore. Barriera mbrojtëse vendoset para betonit, se po u përplas me betonin, atëherë barriera nuk ka vlerë.

"Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe sugjeron disa zgjidhje per këtë rrethrotullim në mënyrë që të mos përsëriten të tilla aksidente tragjike", raporton gazetarja e RTV Ora, Nertila Dosti.

Artur Sulçe: Elementi i parë është këtu, duhet matur sa numër mjetesh hyjnë dhe dalin në këtë rrethrrotullim. Nqs në këtë rrethrrotullim kalojnë mbi 35 mijë mjete në ditë, atëherë kjo nuk duhet dhe nuk mund të lëvizësh në kushte normale, por duhet kaluar në zgjidhje të tjera si nënkalimi apo mbikalimi.

Aksidenti me tre viktima ka zgjuar më në fund dhe autoritetet të cilat pas ngjarjes së 16 qershorit u vunë në lëvizje për të shtuar sinjalistikën rrugore. Dy të mbijetuarit, Xhuljana Bibaj dhe Arlintin Aliaj ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET