Mungesa e inkubatorëve ka rikthyer vëmendjen te shqetësimi jetik për nënat dhe foshnjët premature. Erilda Duzha, një nënë e re 25 vjeçare ka treguar për Ora News vështirësinë kur solli në jetë fëmijët e saj të lindur para kohe, por u ndesh me mungesën e inkubatorëve në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë. Ndërkaq Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasirliu tha për Ora News se investimet në këtë sektor nuk kanë munguar deri tani dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në nëntor të vitit 2017 Erilda Duzha lindi binjakët e saj, në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë. Fëmijët e saj sot fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë, por, për nënën e re 25 vjeçare, sjellja në jetë e tyre nuk ishte e lehtë. Erilda u ndesh me një mungesë jetike për foshnjat e saj, atë të inkuibatorëve.

Erilda Duzha: Një vit më parë kanë ardhur në jetë fëmijët tanë, kanë lindur prematurë. U përballëm me një situatë që në momentin që do vinin në jetë na thanë se nuk ka inkuibatorë të lirë. Ishin në javën e 33 dhe mushkëritë nuk ishin formuar.

Për Erildën, ky ishte një nga momentet më të vështIra në jetë.

Erilda Duzha: Nuk mund të ndalohej lindja, sepse kishin plasur ujërat dhe ishte emergjente situata. Kontaktuam edhe maernitetin tjetër dhe atje ishte plot.

Publikimi i faktit se inkuibatorët mungojnë në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë, prej të cilit denoncohej vdekja e foshnjave premature, riktheu dhe një herë vëmendjen e 25 vjeçares te nevoja e domosdoshme e tyre në maternitete. Erilda ka ndërmarrë nismën “Dhuro një inkuibator për Shqipërinë”

Erilda Duzha: Po mbledhim fonde për të blerë një inkubator të një modeli specifik. Deri tani kemi berë 25% të shumës, 2230 euro.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e pyetur nga Ora Nevvs tha se qeveria ka investuar në inkuibatore në spitalet rajonale.

Ogerta Manastirliu: Në të gjithë spitalet rajonale kemi investuar 28 inkubatore.

Sipas të dhënave të INSTAT, 277 foshnjë nën 1 vjeç që kanë humbur jetën gjatë vitit 2016, ndërsa viti 2017 shënoi 248 vdekje foshnjash nga rreth 31 mijë lindje të rregjistruara. Mungesa e bazës materiale riktheu edhe një herë në vëmendjen e publikut nevojën jetike të inkubatorëve në maternitet. Ndërsa, 25 vjeçarja Erilda Duzha vijon të bëjë thirrje për mbështetje të nismës “Dhuro një inkuibator”.

/Ora News.tv/