“A mund të nxjerr nga shtëpia mamanë dhe të dashurin e saj parazit?”

“A mund të nxjerr nga shtëpia mamanë dhe të dashurin e

Marrëdhëniet nënë-vajzë nuk janë gjithnjë më të mirat. Një vajzë 26 vjeçe është tepër e shqetësuar për sjelljen e një mashkulli që ka hyrë në jetën e nënës së saj, i cili përfiton nga çdo gjë që kanë në shtëpi dhe nuk ka asnjë para. Ajo i ka shkruar letër ekspertes E.Jean për të marrë një zgjidhje rreth kësaj situate të papranueshme për të.

Letra e vajzës: Mamaja ime, të cilën e adhuroj nuk mund të mbajë një punë, nuk mund të bëjë zgjidhjet e duhura në jetë dhe bën jetë paraziti. Për aq kohë sa e kujtoj, kemi qenë vetëm ne të dyja, por tani ka një “mik” që nuk ka punë, nuk ka para, nuk ka makinë dhe është 26 vjeç. Edhe unë jam 26 vjeçe. Mamaja ime dhe unë kemi një apartament me dy dhoma. Nuk marr ndonjë pagesë të madhe, por përpiqem ta mbaj apartamentin, të paguaj qiranë, ushqimin për kafshët, ushqimin për ne, energjinë elektrike dhe shumë gjëra të tjera që nuk më kujtohen. Ajo që më shqetëson dhe që më bëri t’ju shkruaj është se ky “miku” po qëndron në apartamentin tonë falas, ha falas dhe përdor të dyja makinat tona falas. Nëna ime është e verbër kur vjen puna tek ky mashkull. Ai përplasi makinën time javën e kaluar dhe unë pagova çdo gjë për ta rregulluar sërish. Jam e lodhur! Ju lutem më jepni një zgjidhje!

Përgjigja e ekspertes: E vetmja gjë e mirë që mund të bësh është të detyrosh nënën tënde, një femër që e respektoj shumë, që të jetojë me këmbët e veta. Ajo do e urrejë këtë gjë, por pavarësia do e ndihmojë të kuptojë kush është dhe të planifikojë të ardhmen e saj. Një zgjidhje për “mikun”? Nuk mund ta kontrollojmë këtë gjë. Kështu që shpërngulu në apartamentin tënd, liroji nënës apartamentin me dy dhoma dhe ndihmoje me qiranë për 3 ose 4 muajt e parë. Më pas ndrërpre ndihmën ekonomike që i jep. Ka një avantazh tjetër në këtë plan. Nëna jote të ka mësuar se e tillë është bota. Në fakt nuk është dhe jeta jote e re do të jetë e mahnitshme!

EMISIONET