Spekulimet mbi një shtatëzani të mundshme të miliarderes më të vogël në botë kanë pushtuar mediat rozë.

Këtë herë Kylie Jenner është sulmuar nga prezantuesja Wendy Williams. Duke i rikujtuar 20-vjeçares operacionet plastike që ka bërë, ajo i tha se fëmija që do vijë në jetë do të duket një “Kylie’ e vjetër.

“Më lejoni t’ju them diçka, ju mund të bëni çfarë të doni me trupin tuaj, por fëmija do të duket ashtu siç dukeshe ti përpara operacioneve… vetëm po e them,”-tha Williams.

Duke uruar motrën më të madhe të Kylie, Khloe për shtatëzaninë e saj, Wendy spekuloi se ylli më i vogël i klanit Kardashian është ndarë nga Travis Scott, babain e fëmijës, ndaj edhe ka qëndruar e heshtur.

“Epo përse mendoni? Unë mendova menjëherë se ajo nuk është më e Travis Scott.”


/Ora News.tv/