Mund të bëheni ‘drru’ sa të doni! Marijuana nuk konsiderohet drogë

Mund të bëheni ‘drru’ sa të doni! Marijuana nuk

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se CBD – efekti relaksues i kanabisit që përdoret në marijuanën mjekësore nuk duhet të konsiderohet si drogë e rregullt pasi nuk përbën rrezik për shëndetin.

Dihet se legalizimi i kanabisit është përhapur me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën, por zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar nuk kanë studime të mjaftueshme për ta legalizuar kudo.

Pas shumë muajsh hetime dhe diskutime, OBSH ka arritur në përfundimin se CBD është trajtim i dobishëm për epilepsinë, kancerin, alzhemerin, Parkinsonin dhe nuk përbën asnjë rrezik varësie.

Organizata është caktuar për të kryer një hetim të detajuar të kanabisit vitin e ardhshëm, duke shqyrtuar gjithë substancat që lidhen me të në mënyrë që të përdoret pa u frikësuar në ilaçe mjekësore.

Informacioni aktual deklaron se konsumimi e marijuanës mjekësore nuk krijon varësi. Sipas Dailymail, Raul Elizalde është një baba që ndikoi në legalizimin e marijuanës në Meksikë pasi luftoi trajtimin epileptik të vajzës.

Vogëlushja vuante nga qindra kriza në ditë, ndërsa tani i janë reduktuar falë përdorimit të marijuanës.

EMISIONET