Mueller: Akuzimi i Trump nuk ka ekzistuar si mundësi

Mueller: Akuzimi i Trump nuk ka ekzistuar si mundësi

Këshilltari Special, Robert Mueller, ka thënë se akuzimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndonjë krim, nuk ka ekzistuar si mundësi, bazuar në rregulloren e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Sipas tij, do të ishte e padrejtë që dikush potencialisht të akuzohej për krim kur nuk do të kishte mundësi që rasti të paraqitej në gjykatë.

Mueller ka thënë po ashtu se edhe nëse dëshmon para Kongresit amerikan për hetimet e tij, ai nuk do të ofrojë ndonjë informacion që nuk gjendet në raport.

Për dy vjet, Mueller dhe ekipi i tij kanë hetuar nëse ka pasur bashkëpunim në mes të fushatës zgjedhore të presidentit Trump dhe Rusisë.

Në një përmbledhje të redaktuar, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr ka thënë se Mueller nuk ka gjetur se ka prova të mjaftueshme që Trump ka bashkëpunuar me Rusinë, pavarësisht pse janë vërtetuar përfundimet e agjencive amerikane të Inteligjencës, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016./Rel

EMISIONET