Pedagogu Redi Muçi i ftuar në "Arena" në Ora News, deklaroi se në thelb, ligji i ri i arsimit të lartë i shndërron universitetet publike në institucione menaxheriale private. Sipas tij, kjo bëhet nga qeveria për të hequr përgjegjësitë nga vetja.

Muçi: Në thelb, ky ligj menaxhimin e universitetit publik e kthen nga një institucion publik në institucion privat. Nëse një spital nuk funksionon si duhet, nuk mbyllet. Është një zgjedhje e qeverisë Rama për të hequr përgjegjësinë nga vetja. Do të lihet të falimentojë. Kush do të jetë zgjidhja? Rritja e tarifës së studimit.

Me ligjin e ri universitetet private do të financohen për kërkimin shtetëror si dhe do të financohet edhe me fondin e mësimdhënies. Pra fondi për universitetet publike do të ndahet edhe për universitetet publike.

Pretendimi i zt.Demo që deri më sot trupa akademike ka qenë e paaftë të menaxhojë fondet dhe do të ngrejë një trupë menaxheriale.

Grandi që jep qeveria është i pamjaftueshëm për universitetet publike, por atë grand sipas ligjit të ri qeveria do e ndajë edhe me universitetet private. 

Ndërsa universitetet publike të ardhurat duhet t’i sigurojnë vetë, përmes komercializimit, detyrimisht përmes rritjes së tarifave, dhe nëse nuk ja dalim praktikisht do të falimentojmë. Ky ligj kthen universitetin publik në universitet privat duke e hedhur në treg.



/Ora News.tv/