Një modele e cila humbi këmbën e saj në një aksident kur ishte 13 vjeçe, ka zënë vendin e tretë në finalen e këtij viti në Miss Italia.

Chiara Bordi, 18 vjeç, ishte një nga të parat në finalen e së martës në Milano.

Vajza shfaqi me krenari këmbën e saj me protezë teksa paraqiste bukurinë gjatë spektaklit.

Chiara është e parë në Itali që garon në një event të tillë duke pasur një protezë.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet, sipas të cilave ajo ka përdorur këtë "gjymtim" për të garuar.

“Po, mua më mungon një këmbë, por ty të mungon zemra dhe truri. Unë nuk jam e interesuar të fitoj, por t’i tregoj botës se jeta është ende e bukur kur rilind pas një ngjarje tragjike”, ia kthen një komentuesi në Facebook Chiara.



/Ora News.tv/