MTV Movie Awards, triumfojnë “Avengers” dhe “Game of Thrones”

MTV Movie Awards, triumfojnë “Avengers” dhe “Game of

Një mbrëmje plot surpriza në ndarjen e çmimeve të MTV-së. Në kategorinë e filmave më të mirë triumfuan “Avengers: Endgame” dhe “Game Of Thrones”. Trofeun për performancën më të mirë e rrëmbyen Lady Gaga dhe aktorja Sandra Bullock.

“Avengers: Endgame” dhe “Game Of Thrones” triumfuan në mbrëmjen e çmimeve të MTV, duke u shpallur fitues në kategorinë “Filmi më i mirë”. Endgame, që ka nisur të shfaqet në kinematë botërore prej muajit prill, mund të cilësohet një nga filmat më të suksesshëm komercialë, duke u renditur i dyti pas Avatarit. Deri më tani  “Avengers: Endgame” ka grumbulluar nga shitja e bilietave shifrën e 1.2 miliardë dollarëve.

Pavarësisht reagimeve për episodin final të “Game of Thrones”, filmi arriti të rrëmbejë çmimin “Shfaqja më e mirë”. Në fituesit e tjerë ishte edhe Lady Gaga, e cila u shpall fituese në kategorinë “Performanca më e mirë”, për rolin e saj në filmin “A star is born”.

Aktorja Sandra Bullock, rrëmbeu çmimin për “performancën më të frikshme”, për debutimin e saj në filmin horror, “Bird Box”. Që nga momenti i shfaqjes në Netflix më 21 dhjetor, filmi ka thyer rekord shikueshmërie me 45 milionë vetëm në javën e parë.

Të gjithë fituesit në MTV Movie Awards 2019 

Best show - Game Of Thrones

Best musical moment - A Star Is Born

Best villain - Thanos (Avengers: Endgame)

Best real-life hero - Ruth Bader Ginsburg (RBG)

Most frightened performance - Sandra Bullock (Bird Box)

Generation award - Dwayne 'The Rock' Johnson

Best host - Nick Cannon (Wild 'n Out)

Most meme-able moment - Colton Underwood jumps the fence (The Bachelor)

Reality royalty - Love & Hip Hop: Atlanta

Best fight - Captain Marvel vs Minn-Erva (Captain Marvel)

Best performance in a movie - Lady Gaga (A Star Is Born)

Trailblazer award - Jada Pinkett Smith

Best kiss - Noah Centineo and Lana Condor (To All The Boys I've Loved Before)

Best hero - Robert Downey Jr (Avengers: Endgame)

Best documentary - Surviving R Kelly

Best performance in a show - Elisabeth Moss (The Handmaid's Tale)

Breakthrough performance - Noah Centineo (To All The Boys I've Loved Before)

Best comedic performance - Daniel Levy (Schitt's Creek)

Best movie - Avengers: Endgame

EMISIONET