Mrekullia kthehet në tragjedi për 12 fëmijët e mbetur në shpellë

Mrekullia kthehet në tragjedi për 12 fëmijët e mbetur

Një ish-zhytës i marinës në Tajlandë ka humbur jetën teksa po merrte pjesë në përpjekjet për të shpëtuar 12 djem dhe trajnerin e tyre të futbollit, të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Tajlandë.  

Zyrtari Saman Gunan humbi ndërgjegjen në rrugën e tij drejt kompleksit të shpellës Tham Luang.

"Puna e tij ishte të jepte oksigjen. Ai nuk kishte mjaftueshëm në rrugën e tij," tha zëvendësguvernatori i Chiang Rai.

Ai u nxor nga partneri i tij i zhytjes, por nuk mundi të ringjallej.

Saman Gunan, i cili mendohet se është 38 vjeç, siç shkruan BBC, kishte lënë punën në marinë, por u kthye për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Zyrtarët thanë se funerali i tij do të sponsorizohet nga mbreti Thai.

Megjithëse gjetja e tyre u konsiderua mrekulli, tanimë ngjarja po merr përmasa të tjera.

Fëmijët kanë mbetur në një nga dhomat e shpellës, pas sasive të mëdha që ujit që u shtuan pa pritur brenda saj.

EMISIONET