Mrekulli, nëna me trurin e vdekur prej tre muajsh lind foshnjën

Mrekulli, nëna me trurin e vdekur prej tre muajsh lind foshnjën

Është mbajtur funerali për një grua 26-vjeçare, e cila lindi të enjten një djalë pavarësisht se truri i vdiq që në dhjetor.

Truri i Catarina Sequeira u shpall i vdekur pas një sulmi akut astmatik në shtëpinë e saj.

Foshnja, pagëzuar me emrin, lindi kur Sequeira ishte pothuajse 32 javë shtatzënë dhe ishte nën kujdesin e mjekëve në një spital.

Ky është rasti i dytë në Portugali që një fëmijë vjen në jetë nga një nënë, truri i së cilës ka vdekur.

26-vjeçarja vuajti nga astma që kur ishte fëmijë.

Ajo pësoi një sulm astme kur ishte 19 javëshe shtatzënë dhe ra në koma.

Por gjendja e saj u përkeqësua dhe brenda disa ditësh mjekët deklaruan se truri i saj vdiq më 26 dhjetor.

Për 56 ditë, mjekët me anë të një ventilatori që ia vendosën nënës, mbajtën foshnjën në barkun e saj në jetë.

Mjekët thanë se donin të prisnin deri të premten që nëna të arrinte 32 javëshe shtatzënë por gjendja e saj u përkeqësua dhe lindi me prerje cezariane të enjten.

32 javë është konsideruar periudha në të cilën foshnjat kanë probabilitet më të lartë për të mbijetuar.

Vendimi për të mbajtur foshnjën gjallë në barkun e nënës ishte marrë në bashkëpunim me familjen e 26-vjeçares.

Babai i foshnjës donte që fëmija të lindte, ashtu si edhe pjesa tjetër e familjes.

Foshnja lindi 1.7 kg dhe do qëndrojë në spital të paktën 3 javë.

Në vitin 2016 një tjetër fëmijë, Lourenço, lindi në Lisbonë, pasi mbijetoi 15 javë në mitrën e nënës së vdekur.

EMISIONET