Prej disa ditësh spekulohet se historia e dashurisë mes Loredana Zefit dhe Mozzik ka përfunduar. E gjitha kjo është bazuar tek fakti që reperi nuk ishte pranë bashkëshortes për ditëlindje dhe nuk e uroi në rrjete sociale.

Ndër të tjera, ai as tregonte ndonjë detaj nga kënga e re e Loredanës. Mbrëmë u publikua “Kein Plan”, një projekt që solli në bashkëpunim reperen dhe Meron.

Mozzik nuk hezitoi që ta promovonte këngën, gjë që hodhi poshtë zërat se cifti nuk ka asnjë problem. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për fjalët që qarkullojnë në faqet rozë.

/Ora News.tv/