Mozzik dhe Loredana në pritje të një fëmije?

Reperi i njohur, Mozzik do të bëhet shumë shpejt baba. Burime pranë tij kanë konfirmuar për Prive se ai, së bashku me të dashurën Loredana Zefi janë në pritje të një fëmije.

Ata kanë disa kohë që shijojnë historinë e dashurisë dhe gjenden pranë njëri-tjetrit në cdo hap. Disa fotografi të Loredanës kanë nxitur dyshimet se është gati për tu bërë nënë.

Ajo ka kohë që nuk ka eskpozuar barkun, si dhe publikon shpesh pamje fëmijësh. Së fundmi, Loredana po punon për projektin e saj muzikor në gjuhën gjermane.

EMISIONET