Një mozaik i rrallë i shekullit të parë pas Krishtit me hipokamp, apo thënë ndryshe kalë deti do të bëhet shumë shpejt i vizitueshëm. Mozaiku me motive marine, është në thellësi nën nivelin e detit, i mbuluar nga rëra dhe ndodhet nën trotuar, pranë sheshit pranvera në Durrës. Mozaiku bardh e zi me motive marine, që ndodhet në afërsi të mazoleumit "Dëshmorët e Kombit në Durrës, pritet të futet në listën e monumenteve të kulturës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Ledion Lako, shpjegon se mozaiku 2100 vjeçar deri tani nuk ka qenë në listën e Monumenteve të mbrojtura, por shumë shpejt pas largimit të ujërave nëntokësor dhe ndërtimit të një shtrese xhami, do të jetë i vizitueshëm.  Ledion Lako: Mozaiku ndodhet poshtë një trotuari, është rreth 40-50 metra katrorë dhe ndodhet në gjendje të mirë për shkak se arkeologu Vangjel Toçi, i cili e ka zbuluar në vitin 1947 ka bërë gërmimin arkeologjik, gjithashtu edhe konservimin.Ngaqë është nën nivelin e detit mblidhen ujëra që rrjedhin nga nëntoka dhe mbushet plot me ujë.Kemi bërë gati të gjithë dokumentacionin për ta shpallur Monument Kulture. Mozaiku ku duket një kalë deti pasqyron kulturën e jetësës së banorëve të hershëm të Durrësit. Ai u zbulua në vitin 1947 nga arkeologu Vangjel Toçi,  por ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë, për t'u rihapur në fund të viteve ‘80 nga  studiuesi, Moikom Zeqo. Mozaiku me sipërfaqe rreth 50 metër katror gjendet poshtë një trotuari në thellësi nën nivelin e detit. Mozaiku      

/Ora News.tv/