Mourinho tek Real Madrid, portugezi ka një kërkesë

Mourinho tek Real Madrid, portugezi ka një kërkesë

Është përfolur shumë për Conten dhe Pochetinon si dy kanditatura potenciale për të marrë drejtimin e gjigantëve të Real Madrid, por si duket presidenti Fiorentino Perez ka një tjetër objektiv.

Bëhet fjalë për trajnerin portugez Jose Mourinho i cili ende është i dashur nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.

Perez mendon se nuk ka më të mirë se Mourinho dhe në rast shkarkimi të tij nga Manchester Unitet presidenti i Realit do të hidhet në sulm për ta sjellë 55-vjeçarin në “Bernabeu”.

Mediat spanjolle raportojnë se Jose Mourinho ka një kërkesë për Florentino. “Special One” dëshiron që të marrë drejtimin e Realit duke sjellë Xabi Alonson në rolin e ndihmës trajnerit.

Momentalisht Reali udhëhiqet nga Santiago Solari i cili ka filluar për mrekulli aventurën e tij tek Reali i Madridit, duke regjistruat tre fitore.

EMISIONET