Jose Mourinho ka gjetur kohë për ironi edhe pse skuadra e drejtuar prej tij u mposht nga Brighton me rezultatin 3-2. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, portugezi iu drejtuar gazetarëve, duke i treguar atyre që pas kësaj humbjeje kanë material për të shkuar.

"Besimi i lojtarëve duhet të ketë rënë. Mendoj se keni të drejtë kur dilni në këto përfundime. Megjithatë, nuk janë vetëm lojtarët, unë mendoj se çdo person në çdo punë kur bën një gabim, ai nuk është i lumtur, vetëvlerësimi zvogëlohet pak më shumë, nivelet e besimit, kjo është natyra njerëzore. Nëse më pyetni nëse lojtarët e mi janë në këtë moment të lumtur, unë nuk mendoj se ata janë.

"Unë mendoj se kjo lojë sot, nëse do të isha në pozicionin tuaj (media), do të më jepte (mjaftueshëm) materiale për të folur në lidhje me të ose për të shkruar për të. Mos prisni që unë të flas me ju për këtë, sepse ju dhe kolegët tuaj ishin me të vërtetë kritik me mua në sezonet e mëparshme kur unë kam qenë ndoshta shumë i sinqertë, shumë i hapur në analizimin tim.

"Prisni nga unë që të jem me të vërtetë i lumtur kur fitoj, psh ndaj Leicester, ndaj A, B, C dhe D shfaqje të mahnitshme. Në këto kohë mos prisni që unë të shkoj në drejtim tjetër".-u shpreh "Special One".

United do i duhet të hedhin poshtë humbjen e sotme kur ata të përballen me Tottenham Hotspur të hënën e ardhshme.


/Ora News.tv/