"Special One" dhe në media, e pamundur për të rivalizuar City-n

"Special One" dhe në media, e pamundur për të

Humbja e fundit kundër Tottenham Hotspur duket se ka ulur me këmbë në tokë Jose Mourinho, me teknikun e Manchester United që ka pranuar se e ka humbur garën me Manchester City-n për titullin e Premier League.

Në konferencën për shtyp, dhënë përpara takimit të së shtunës përballë Huddersfield, luzitani është shprehur:

"Është e rëndësishme për ne, sepse ne kemi nevojë për pikë për të mbajtur vendin e dytë. Duhet të përpiqemi për ta mbyllur sezonin në këtë pozitë.

"Ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë atje dhe nuk është e lehtë sepse ka disa ekipe shumë të mira. Chelsea janë kampionët aktual,  Arsenali ka bërë mirë në këtë merkato, Liverpuli është një ekip i shkëlqyeshëm dhe Tottenham është fantastik.

 "Ne jemi duke bërë mirë me disa momente negative. Është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë më mirë se sezoni i kaluar dhe të fitojmë diçka dhe të përpiqemi të jemi më të fortë për sezonin e ardhshëm.

"Praktikisht vendi i parë është i rezervuar nga City, dhe këtë sezon lufta është e hapur për vendin e dytë, të tretë dhe të katërt."- përfundoi "Special One".

EMISIONET