Motra e mbretëreshës Geraldine është shqiptarja më e re!

Motra e mbretëreshës së ndjerë Geraldinë, ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Presidenti i Republikës Ilir Meta, megjithëse ndodhet për vizitë në Francë, ka publikuar fotot në Facebook për dhënien e shtetësisë.

"Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët", shkruan Meta.

EMISIONET