Ermioni Katsifas, motra e  minoritarit grek Kostandin Katsifas që u vra në 28 tetorin e vitit të kaluar në Bularat pas një përplasjeje me forcat speciale të policisë shqiptare, do të kryesoje listën kombëtare të kandidateve për deputete të Partisë greke Unioni i Qendrësnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 korrikut.

Ajo u prit të premten në një takim nga kryetari i kësaj force politike Vasilis Levendis.

Sipas deklaratës për shtyp të kësaj partie që i përket spektrit të djathtë, Hermioni Katsifa do te kontribuojë në fushatën për zgjedhjet e 7 korrikut në Greqi.

"Presidenti Vasilis Levendis u takua me motrën e Kostandinos Katsifas që u ekzekutua padrejtësisht nga autoritetet shqiptare, në përvjetorin e 28 tetorit 2018 në tokat e shenjta të Epirit të Veriut” thuhet në njoftim.

Hermioni Katsifa ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe vjen në këtë parti sepse dënon forcat politike ekstremiste dhe çdo akt dhune, duke treguar kështu se familja Katsifa nuk ka asnjë lidhje me grupet ekstremiste.

Unioni i Qendrës, bashkë me dy partitë e tjera të vogla, Greket e Pavarur dhe Potami (Lumi) pësuan një goditje totale në zgjedhjet për Parlamentin Europian në 26 Maj, madje humbën edhe numrin e deputetëve të duhur për të qenë grup i veçante i Parlamentit.

/Ora News.tv/