MotoGP/ Lorenzo dhuron spektakël në Katalonjë, Rossi plotëson podin

MotoGP/ Lorenzo dhuron spektakël në Katalonjë, Rossi

Jorge Lorenzo është fituesi i Çmimit të Madh të Katalonjës. Piloti i Ducatit, bëri gjithçka mirë në pistën e shtëpisë, duke lënë pas udhëheqësin aktual të kampionatit, Marc Marquez që përfundoi i dyti.

Vetëm vendi i tretë për Valentino Rossin ndërsa britaniku Cal Crutchlow, i cili u nis nga vendi i 10-të, përfundoi në vendin e katërt.

Pas garës, Lorenzo u shpreh mjaft i lumtur për këtë triumf.

"Është e mahnitshme se si gjërat ndryshojnë në një kohë të vogël. Ne kemi qenë shumë konkurrues këtu."

Katër herë kampioni Marquez, mbetet në krye të renditjes me 115 pikë, ndërsa Rossi i Yamahas është i dyti në 88 pikë. Vetëm vendi i 7-të për Lorenzon që ndodhet në kuotën e 66 pikëve.

"Kam bërë një punë vërtet të mirë. Kjo fundjavë ishte mjaft e vështirë. Ishte e vështirë të munde Ducati, por gjëja më e rëndësishme është se ne kemi rritur epërsinë në kampionat".-tha Marquez.

EMISIONET