Intensiteti i reshjeve të dëborës ra gjatë ditës së premte, por mijëra familje në verilindje dhe veri mbeten të izoluar për shkak rrugëve të bllokuara!

Qarqet me problematike mbeten Dibra, Kukësi, Shkodra e Korça, ku trashësia e dëborës varion nga 40 cm në qytete deri në 1.2 metra në zonat e thella malore.

Akset nacionale sipas ARRSH janë të kalueshme, por Ministrja e Mbrojtjes nga Dibra ishte kritike me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

Xhaçka: I bëj thirrje bashkive, të cilat lidhin kontrata me firmat mirëmbajtëse kryesisht për rrugët rurale apo ato rrugë, të cilat lidhin fshatrat dhe qytetet me njëri-tjetrin që të ushtrojnë një kontroll shumë më të mirë, mbi këto kontrata dhe mbi punën e këtyre firmave kontraktuese, për të mos t’ju mohuar qytetarëve shqiptarë atë shërbim për të cilin këto firma janë kontraktuar

Rruga e Kombit, një nga arteriet më të rëndësishme të lëvizjes këtë të premte ishte e kalueshme pa zinxhirë, por problematikat shfaqen here pas herë.

Në qarkun e Kukësit, shumë zona të thella mbeten të izoluara pasi dëbora arrin deri në 1 metër trashësi.

Në këto kushte forcat e ushtrisë kanë ndërmarrë disa aksione emergjence.

Këto pamje tregojnë qendrën e qytetit të Peshkopisë këtë të premte.

Trashësia e dëborës në qytet ka arritur 70 centimetra, ndërsa në zonat malore mbi 1.2 metra.

Pas pushimit të reshjeve emergjencat nisën hapjen e rruëve të fshatrave, ndërsa në qytet po i hapin vetë banorët

Fshatrat në Lurë, Reç, Zall Dardhë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë, Tomin, Melan e Maqellarë mbeten të izoluara.

Në Baz të Matit, banorët e po e hapin rrugën vetë.

Në qytetet Shkodër, Lezhë e Korcë situata po shkon drejt Normalizimit.

Por problematikat po i kalojnë zonat malore, ku Dukagjini me 3 njësitë Pultin, Shalën dhe Shoshin kanë nga 40 cm deri në 1 metër dëborë.

Në qarkun e Korçës mbeten të bllokuara zonat e thella si Lekasi, Velcan, Dardhas, Shtylle e Mokër, ku dëbora arrin 90 cm.

Në mirditë dhe qarkun e Elbasanit, energjia mungon në një pjesë të zonave malore.

Në qarkun e Gjirokmastrës  situata është përmirësuar ndjeshëm.

/Ora News.tv/