Moti i keq, Presidenti apelon për angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës

Moti i keq, Presidenti apelon për angazhim maksimal për sigurinë

Situata e motit të keq po ndiqet me vëmendje edhe nga Presidenti Ilir Meta.

Në një deklaratë të Presidentit thuhet se kreu i shtetit apelon për angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe pronës.

"Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura.
Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës"
, thuhet në njoftimin e Presidencës. 





EMISIONET