Moti i keq pezullon 2 ditë lundrimin në Vlorë

Moti i keq pezullon 2 ditë lundrimin në Vlorë

Lundrimi në Portin e Vlorës është pezulluar prej dy ditësh. Shkak është bërë moti i keq, ku forca e detit arrin deri ne 7 balle ne gji dhe 8 balle ne det te hapur.

Mengjesin e dites se premte, trageti i linjes Vlore-Brindisi ka mbërritur në portin e Vlorës, prej Italise duke kryer zbarkimin e 4 pasagjereve, ndërsa me pas është ankoruar.

Aty do të qëndrojë të paktën deri të dielën kur pritet edhe një përmirësim i kushteve atmosferike.

Ndërkohë mjetet e peshkimit kanë qënderuar në zonën e triportit te strehuara, duke mos dalë në det, pikërisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike, erës së fortë dhe detit me dallgë.

EMISIONET