Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka përfshirë gjirin e Vlorës, ndërsa në zonat malore vijuan reshjet me intensitet të ulët të dëborës. Për pasojë trafiku detar është pezulluar.

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi, nuk ka mbërritur dhe peshkarexhat dhe anijet e tjera janë ankoruar në radë.

Në portin e Durrësit, nuk ka problematika.

Ndërkohë reshjet me intensitet të ulët të dëborës kanë ndikuar në përmirësimin e situatës në zonat malore.

në Juglindje të vendit, të gjitha rrugët janë të kalueshme, pas disa ditëve me probleme

Në Korcë, problem mbeten zonat e thella sic është Lekasi, Trebinja dhe zona e Mokrës ku trashësia e borës arriti mbi 60 centimetra.

Situata më e vështirë mbetet në qarkun e Dibrës, ku shumë fshatra mbeten të bllokuar për shkak të ngricave.

Në Elbasan, segmentet nacionale janë të hapura, por në Qafthanë, drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin me shumë kujdes për shkak të ngricave dhe terrenit të rrëshqitshëm.

/Ora News.tv/