Moti i keq dhe me shi lë pa drita Lezhën dhe disa fshatra

Moti i keq dhe me shi lë pa drita Lezhën dhe disa fshatra

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka shoqëruar rajonin e Lezhës gjatë pasdites të së hënës ka dëmtuar linjat elektrike në shume zona. Për pasojë ka sjellë mungesë të energjise elektrike në disa fshatra dhe në qytetin e Lezhës.

Punonjësit e OSHEE-se ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Drejtori i OSHEE në Lezhe Vinçens Tuku garantoi qytetarët se angazhimi është maksimal dhe energjia elektrike do të rikthehet shumë shpejt në ato zona ku aktualisht mungon.

EMISIONET