Mosha është vetëm një numër për Bebe Rexhën

Këngëtarja Bebe Rexha së shpejti do mbushë 30-vjeç. Por mosha është thjesht një numër për yllin e popit.

Bebe shprehet se ndihet mirë pavarësisht se vitet po ikin.

Në një postim në Instagram tha se refuzon të etiketohet nga një numër.

"Jam 29 vjeç dhe do mbush 30-të. Por ndihem shumë mirë. Njerëzit ndihen keq për moshën e tyre, veçanërisht gratë. Por unë refuzoj të etiketohem nga një numër,"-shkroi Bebe.


EMISIONET