"Mos rreziko jetën", këmbësoret nuk ecin në vijat e bardha

"Mos rreziko jetën", këmbësoret nuk ecin në vijat

Këmbësorët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë, duke u bërë edhe burim aksidenti.

Ky është konkluzioni i arritur nga Policia Rrugore e Tiranës, e cila ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në  të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori.

"Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të  prekurit nga aksidentet rrugore.

Pamjet e regjistruara në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, flasin shumë për rrezikun potencial që mbart çdo këmbësor i monitoruar, por edhe shumë të tjerë që nuk shihen", thuhet në njoftimin e policisë.

Këmbësoret janë objekt analizash dhe sensibilizimi i Policisë Rrugore për pasojat dhe pasigurinë e tyre.

Policia Rrugore këshillon këdo të përdorni vendkalimin dhe mbikalimin e këmbësoreve! "Aty ku mbikalimi mungon sigurohu mirë dhe kalo, mos rreziko jeten", këshillon policia.

EMISIONET