Rrjeti më i madh për shkëmbimin e mesazheve, WhatsApp po përballet me probleme të mëdha.

Një ekspert i sigurisë ka lajmëruar se përdoruesit duket të kenë kujdes nga një telefonatë që vjen nga njerëz anonim.

Të gjithë ata që i përgjigjen me video kësaj thirrjeje, hakerat do vjedhin llogarinë personale. Eksperti ka njoftuar se numri është shumë i shkurtër dhe kuptohet se është i rremë.

Versioni në internet i WhatsApp përdor një metodë ndryshe për videon, prandaj përdoruesit nuk duhet të frikësohen për hapjen e aplikacionit në kompjuter.

Facebook ka thënë se do të rregullojë problemin sa më shpejt të identifikojë qartë problemin. Ky lloj mashtrimi është përhapur në botën e piraterisë dhe po shfrytëzohet për të sulmuar përdoruesit.

Aplikacioni përdoret nga më shumë se 1.2 miliard njerëz në gjithë botën dhe nuk dihet ende sa persona janë prekur nga mashtrimi.

/Ora News.tv/