Mos i nxirrni fëmijët nga Blloku, është e rrezikshme…

Mos i nxirrni fëmijët nga Blloku, është e rrezikshme…

30 vite më parë Blloku ishte një zonë e ndaluar, sot është zona më e shtrenjtë dhe ku parakalojnë makinat më të shtrenjta në botë, që kanë si pronarë drogaxhinjtë e mëdhenj, apo fëmijët e të superpasurve shqiptarë.

Aty janë edhe dyqanet më të shtrenjta dhe aty kanë shtëpitë dhe apartamentet, njerëzit më të shkathët të tranzicionit dhe aty shëtisin femrat më të bukura dhe më të zhveshura, si edhe më të shitshmet.

Në Bllok ka një përqëndrim armësh, droge dhe parashë. Aty ka Banka dhe lokale VIP.

Tanimë kjo ish Zonë e Ndaluar, është Zona ku lejohet nën hundën e policisë dhe shërbimeve inteligjente, çdo gjë, sëfundmi edhe vrasjet.

Pas vrasjes spektakolare të Artan Santos, tek dera e bankës së tij, pak metra larg kryeministrisë dhe kuvendit të Shqipërisë, u mendua se nuk do të kishte të tjera.

Por cikli i vrasjeve të reja sapo filloi.

Ndonëse tentativat, kërcënimet dhe gjobat, zhvillohen rregullisht në ato lokale dhe në atë hapësirë gjeografike.

Porse më e rëndësishmja është, që fëmijët duhet të ndalohen të qarkullojnë aty.

Këtë nuk e bën dot as Qeveria dhe as Km-ja, që flet bukur, por nuk drejton dot më asgjë realisht, sepse partneritetet okulte për hatër të votave të djeshme dhe votave të nesërme, i kanë lidhur duart edhe sikur të donte.

Prandaj kush mendon se fëmijët, sidomos në moshë adoloshente, janë një gjë shumë e çmuar në jetë, ti ndalojë që të kalojnë nga Blloku, sepse aty gjejnë drogë lirisht, sepse aty të hedhin drogë në Coca Cola, sepse aty mund të ndodhin vrasje në çdo moment, se aty qarkullojnë prostitutat më të pështira, se aty nuk kanë se çfarë të mësojnë nga jeta e vërtetë.

Blloku, është përsëri sot, një zonë e ndaluar, për njerëzit e mbarë, që duan një jetë me rregulla dhe që nuk duan të shohin njolla gjaku pranë fëmijëve të tyre. Që nuk duan që djali tju vijë në shtëpi, i droguar nga pronari i lokalit apo vajza edhe më keq akoma.

Shmangni këtë nevojtore lluksoze, për të mirën e fëmijëve tuaj.

EMISIONET