Mos e beso po deshe, i riu shqiptar ofron 5000 euro parapagim për virgjërinë
Të rinjtë shqiptarë vijojnë të mbeten të varur nga virgjëria.
Në një investigim të realizuar nga emisioni "BOOM" në Rtv Ora News përmes një vajze të infiltruar, një 23-vjeçar ofroi 5000 euro, duke e siguruar që do t'ja japë paratë parapagim.. F
Kandidati: 22 vjeçare je ?
Vajza: Po, po !
Kandidati: Një vit më i madh se ty jam unë. Jam 23.Më e qetë dukesh. Duket sikur jemi një karakter se edhe unë tipin tënd kam.M’u duke vajzë e mirë , prandaj të shkruajta.
Vajza: Tani, si do biem dakord ?
Kandidati: Si të duash ti.
Vajza: Si si të dua unë ?Sa më ofron ?
Kandidati: 5000 euro. Më thuaj sa do edhe s’është problem.
Vajza: Kur do t’i marr unë? Sa e sigurt është që do t’i marr?
Kandidati: Në çdo moment kur të duash ti.Po besoj që të jemi edhe miq.
Vajza: Normal që është edhe ajo, por është njëçikë ajo që përderisa unë e kam nxjerrë atë gjë e kam një arsye, kupton? Kështu që për momentin i qëndroj asaj arsyes sime dhe pastaj në qoftë se mbetet miqësia ose nuk e di… Sa e sigurt jam që do t’i marr ?
Kandidati: Është e sigurt.
Vajza: Po si ma mundëson këtë siguri?
Kandidati: Unë i kam në bankë. I tërheq edhe nëpër banka.
Vajza: Nga ta di unë që në momentin që do mbarojmë do m’i japësh se unë për atë po e bëj.
Kandidati: Direkt, para!
