Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e di ende nëse do të shkojë në Shtetet e Bashkuara i ftuar në disa aktivitete atje. Haradinaj pranon se ka aplikuar dy herë për vizën amerikane, por se nuk ka marrë përgjigje.

Haradinaj: Dy herë kam aplikuar për vizë vërtetë. Janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qejf të shkoj. Ishte një ngjarje me gjeneralin e Ajovës dhe e respektoj shumë, nuk kam marrë përgjigje. Kur të ma japin do të shkoj.

/Ora News.tv/