Një ditë pasi presidenti refuzoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm,   kryeministri Edi Rama shkoj në zyrën e Ilir Metës.

Takimi është zhvilluar me kërkesë kreut të qeverisë, ndërsa për më shumë se 90 minuta mësohet se Meta dhe Rama, kanë diskutuar kokë më kokë. 

Presidenca nuk ka komunikuar me mediat, ndërsa kryeministria u mjaftua me  një informacion të shkurtër.

Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm”

Kryeministri dhe kreu i shtetit, duket se i kanë lënë të hapur kanalet e komunikimit.

“Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës” thuhet në njoftim.

Të shtunën në darkë pak ora para përfundimit të afatit kushtetues, Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një komunikate të shkurtër për mediat njoftoi refuzimin e kandidaturës së Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm.

Presidenca tha se kreu i shtetit nuk ka krijuar bindjen e plotë për të mbështetur ish  gjeneralin.  

Lajme të tjera nga ngjarja:

Meta refuzon Lleshin? Presidenca: Kreu i Shtetit nuk ka krijuar besimin e plotë

 Rama sms deputetëve: Asnjë koment për vendimin e Presidentit për Lleshin


/Ora News.tv/