Knut Fleckenstein dhe Luigi Soreca në një konferencë shtypi thanë se kandidatura e Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm nuk është problem për Bashkimin Europian. Referuar informacioneve që kanë, dy përfaqësuesit e Brukselit në Tiranë thanë se Lleshi gëzon një reputacion të mirë për punën që ka kryer. Ndërkohë për Fleckenstein, reforma zgjedhore duhet të kryhet, përndryshe do të vështirësojë bisedimet për hapjen e negociatave.

Për Bashkimin  Europian nuk ka asnjë problem nëse Sandër Lleshaj është ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në një konferencë për median, raportuesi për Shqipërinë përsëriti thirrjen për një ministri të Brendshme funksionale ndërsa shtoi se informacionet që ai ka për zotin Lleshaj ishin pozitive.

Knut Fleckenstein:"Informacionet që unë kam për zotin Lleshaj janë të gjitha pozitive por unë nuk e di nëse kam të gjitha informacionet. Presidenti mund të ketë ndonjë hetim më të thelluar që e kanë çuar drejt vendimit të tij por unë nuk jam njeriu që duhet të kritikojë Presidentin sepse unë nuk i di arsyet. Nuk do guxoj të mbaj anën e askujt. Besoj në gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. "

 Po ashtu dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, si zëri zyrtar i Brukselit mbajti të njëjtin qëndrim

Luigi Soreca: Për zotin Lleshaj unë mund veçse të konfirmoj se komuniteti ndërkombëtar vlerëson punën dhe reputacionin e tij. Është një zyrtar i lartë i mirënjohur i cili gjithashtu është trajnuar ndërkombëtarisht prandaj gëzon një reputacion shumë të mirë.

Një tjetër reformë që Shqipëria duhet të përmbushë është ajo zgjedhore për të cilën Flectkenstein ishte pozitiv dhe i bëri thirrje partive të mos pengojnë punën e komisionit

Knut Fleckenstein "Ende kam përshtypjen se dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore po bëjnë më të mirën për të shpëtuar atë që kanë nisur dhe mund t'u kërkoj të gjtiha partive të mëdha në parlament për të mbështetur punën e këtyre dy bashkëkryetarëve"

Sa i takon faktit që vendi është pa gjykatë Kushtetuese  Freckenstein ka këtë koment: "Nuk është siutatë e mirë pa gjykatë Kushtetuese. Ne të gjithë e dimë por në këtë proces ka një lloj efekti domino, por unë nuk shoh një problem"

Sa i takon ngjarjes  në Bularat komenti i eurodeputetit është: "Nuk duhet të lejojmë nacionalizmat për të agravuar situatën"

Ndërsa sa i takon nëse duhej arrestuar apo jo Vangjush Dako,  të dy ndërkombëtarët thanë se ata nuk ishin as gjyqtarë dhe as prokurorë duke bërë apel që të lihet drejtësia të bëjë punën e vet.


/Ora News.tv/