Cristiano Ronaldo është shumë pranë nënshkrimit me Juventusin. Një blerje kjo që do të sillte ngritjen e nivelit të kampionatit italian, pasi portugezi do të sillte shumë përfitime.

Ky transferim, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, është komentuar nga shumë personalitete të sportit ku shumica e kanë përgëzuar "Zonjën e Vjetër" për këtë marrëveshje.

Edhe ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti nuk ka lënë pa e komentuar këtë lëvizje "gjigante".

Gjatë prezantimit të “Calcio Cityt” në Milano, Moratti nuk e ka fshehur dëshirën për transferimin e yllit portugez te Interi, gjithsesi ai përgëzon Juven për goditjen e madhe.

“Një goditje e madhe. Unë mendoj se kjo ishte një ide e zgjuar, kështu që komplimenta Juventusit. Ata kishin një ide të mirë. Pastaj, që ta marrësh këtë futbollist, varet nga potenciali, kjo është e qartë. Unë do të kisha preferuar që ai të shkonte tek Interi, sepse do të sillte gjallëri dhe sigurisht, forcë të madhe për ekipin. Nuk po e marr vesh fare çfarë po ndodh me Milanin. Shpresoj që të gjejë rrugën e duhur me një pronar ambicioz dhe të zotin Nuk është Europa problemi i Milanit, duhet përforcuar klubi për të ardhmen. Maldini është inteligjent dhe është pjesë e historisë së Milanit, si gjithë familja e tij”, u shpreh Moratti.

/Ora News.tv/