Kjo foto e publikuar në median sociale që riktheu e debatin për Moratoriumin e Gjuetisë në Lezhë rezulton të jetë bërë në vitin 2013, sipas verifikimeve të institucioneve të angazhuara direkt me zbatimin e ligjit.

Por pavarësisht se dëshmia e gjuetisë së paligjshme është e vjetër, fenomeni mbetet ende i pranishëm në zonat malore të qarkut.

Moratoriumi vlerësohet se ka frenuar ndjeshëm gjuetinë e paligjshme në Lezhë, duke sjellë përmirësimin e faunës.

Përgjegjësi i Sektorit të Policisë Pyjore Aleks Dodaj, thotë se bashkëpunimi me insitucionet e tjera dhe komunitetin ka qenë i frytshem, ndërsa kontrollet janë të vazhdueshme.

Aleks Dodaj: "Punojmë më informacione të marra nga informacione të marra si nga kryetarët e komunave ashtu edhe nga njerëz që e duan natyrë dhe nuk e duan gjuetinë e paligjshme."

Moratoriumi e ndalon gjuetinë deri në vitin 2021.

/Ora News.tv/