Morata "nevrikos" tifozët e Chelsea me këtë video

Alvaro Morata ka lënë një boshllëk të madh në majën e sulmit të Chelsea duke munguar që prej mesit të janarit për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi spanjoll që u ble për 85 milion euro ka pësuar një dëmtim në shpinë që sipas Antonio Contes mund ta mbajë jashtë deri në fund të sezonit.

Ky fakt i ka shqetësuar shumë tifozët e Chelsea, po si duket jo vetë futbollistin i cili së fundmi shfaqet i lumtur dhe tepër në formë.

Në një video të postuar në ‘Instagram’ nga Alice Campello, gruaja e futbollistit, Morata shihet teksa kërcen dhe mban në krahë bashkëshorten e tij.

Kjo ka bërë që tifozët e “bluve” të Londrës ta komentojnë negativisht ‘bomberin’ e tyre pasi kurrizi i tij është i aftë të mbajë pesha.


EMISIONET