Kombëtarja italiane ka nderuar 43 viktimat e tragjedisë së Morandit, urës së ndodhur në qytetin italian të Xhenovës që u shemb ditën e 14 gushtit. Nën udhëheqjen e teknikut Roberto Mancini, autobusi i kombëtares "Azzurri" qëndroi rreth 300 metra nga vendi i katastrofës dhe më pas futbollistët u afruan në këmbë drejt pjesës së mbetur të urës.

Në nder të viktimave, kombëtarja italiane mbajti një minutë heshtje dhe pastaj vendosi një kurorë me lule me mesazhin: "Të kaltërit me zemër në Xhenova". Mancini, i cili ka jetuar në Xhenova për një kohë të gjatë duke luajtur në Sampdoria, u shpreh:

"Është vërtet e trishtë ajo që ka ndodhur. Kam jetuar në Xhenova 15 vjet dhe shumë herë kam qenë në këtë urë, por e vërteta ajo ka një efekt tjetër, është edhe më mbresëlënëse. Ishte një moment i emocioneve të forta për mua."-tha mes lotëve tekniku italian.

Një veprim të tillë e ndërmori edhe kombëtarja e Ukrainës, rivale e të kaltërve të mërkurën e 10 tetorit.

"Italia është vendi im i dytë. Ka lënë një shenjë të rëndësishme në jetën time. Unë jam gjithmonë afër popullit italian. E tmerrshme!-deklaroi Andrey Shevchenko, trajner i Ukrainës.

Shevchenko i shoqëruar nga disa lojtarë vuri një kurorë në kujtim të viktimave.






/Ora News.tv/