Monitorim nga ajri për zbulimin e kanabisit

Monitorim nga ajri për zbulimin e kanabisit

Avionët e posaçëm kanë nisur monitorimin nga ajëri të territorit shqiptar për të zbuluar sipërtfaqe të kultivuara me kanabis. Për këtë operacion në Akademinë e Sigurisë u mbajt takimi i dytë në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, me pjesëmarrjen e Zv/ministres së Brendshme, përfaqësuesve nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Rovena Voda: Në kuadër të këtij projekti tashmë janë kryer fluturimet e para. Po kështu jam informuar e më vjen mirë ta ndaj dhe me ju që raportet e para të fluturimeve kanë qenë pozitive.  Kështu që unë mendoj se ky rezultat na tregon që jemi në rrugë të mbarë, por sigurisht që në këtë rrugë jemi bashkë.

Zv/drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zbardhur dhe planin e fluturimeve.

Aida Hajnaj: Në komponentin e parë edhe këtë vit Guardia di Finanza ka ndarë me shërbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar policor, planin operativ të monitorimit nga ajri për vitin 2018, që është nga 5 prill-15 maj 2018, do të kryhen 42 fluturime nga projekti “SANCAS”. 16 shtator-31 tetor 2018 do të kryhen 43 orë fluturimi. Pala italiane do të financojë rreth 100 orë fluturime, të cilat do të zhvillohen nga data 16 maj-15 shtator 2018.

Përfaqësuesi i Prokurorisë Arben Kraja e ka vënë theksin në bashkëpunimin mes strukturave por edhe sbulimit të provave jashtë Shqipërisë.

Arben Kraja: Ne të paktën kemi vazhdimisht problem në aspektin e administrimit të provave, është marrja e provave jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sepse procedurat janë të gjata, kërkojnë kohë etj. Referuar komponentit të tretë dua ta vlerësoj shumë pozitivisht faktin, sepse kemi patur disa rezultate konkrete shumë të prekshme për aq kohë të shkurtër sa funksionon projekti.

Takimi është përshëndetur edhe nga përfaqësuesi i delegacionit të BE në Shqipëri Stephen Stork i cili ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi për Shqipërinë dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar.

EMISIONET