Moncler nuk do të ketë pasarela në të ardhmen

Moncler nuk do të ketë pasarela në të ardhmen

Marka luksoze Moncler, e njohur për xhaketat e saj të fryra, ka njoftuar se nuk do të lançojë më koleksione përmes pasarelave. Kompania tha se në vend të kësaj do të ngrinte piedestale për lançim të  brenda dyqaneve të saj më të mëdha.

Xhaketat e kësaj firme mund të kushtojnë rreth 1300 euro.

Shefi ekzekutiv, Remo Ruffini tha se dizajnerët më të mirë të Moncler, Giambattista Valli dhe Thom Broëne, po largohen nga puna.

Ruffini tha: "Grupi duhet të ndryshojë dhe të hapet drejt horizonteve të ndryshme".

Moncler u themelua në Francë në vitin 1952.

Ruffini e mori përsipër biznesin në vitin 2003, duke e renditur atë si një kompani publike në vitin 2013. Tani kjo kampani ka shitje vjetore prej 1 miliardë eurosh dhe ka selinë e saj në Itali.

Në një deklaratë, Z. Ruffini tha: "Ndihem shumë i gëzuar për të ardhmen e Moncler dhe sfidat që na presin. Jam i vetëdijshëm se risia, fokusi dhe përkushtimi janë jetike për përmirësimin e çdo marke dhe të çdo kompanie".

/Oranews.tv/ 

EMISIONET