Bayerni i Munihut ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Jup Hejnkes.

Bavarezët u mundën me rezultatin 2-1 nga Monchengladbach

Në minutën e 39-të  ishte Hazard ai fitoi një penallti dhe e mori vetë përsipër për ta goditur, me topin që shkoi në njërën anë dhe portieri në krahun tjetër.

Vetëm 5 minuta më pas, një aksion shumë i bukur nga vendasit, nxori të lirë mbrojtësin Ginter që vetëm 1 metër larg portës, e kishte të lehtë të shtynte topin drejt rrjetës.

Goli i Arturo Vidal në minutën e 74-të shërbeu sa për statistikë, pasi vendasit mbrojtën me të gjitha forcat rezultatin.

Me këtë fitore Monchengladbach ngjitet në vendin e katërt me 24 pikë, ndërsa Bavarezët kryesojnë me 29 pikë, +5 nga Leipzigu i vendit të dytë.

/Ora News.tv/